Thursday, March 17, 2011

Cila eshte Rinia Shqiptare?

Pas një diskutimi gjithëpërfshirës rreth rinisë Shqiptare, nuk munda të mos bëhem pjesë e këtij debati sa interesant aq edhe absurd. E gjithë media, përfshi analistë dhe kandidatë për analistë, rendën të dilnin me teza dhe me argumente se si e si t’ju mbushnin mendjen të tjerëve që ata kishin të drejtë dhe të gjithë të tjerët e kishin gabim. Në fakt, secili sa herë që lexonte njërin dhe pastaj tjetrin, bindej më shumë se i gjithë ky diskutim i ngjante shprehjes së patkoit dhe thumbit. Nga ana tjetër, kësaj bisede nuk mund t’i mungonte sigurisht as edhe klasa politike e rinisë, madje ajo më kulluara, ajo që ndokush guxoi t’i quante edhe si klasa e të klonuarve. Këta të fundit, me një zell dhe guxim prej shërbyesi të bindur, rropateshin sa në një televizion në tjetrin, duke u përpjekur për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se ata ishin përfaqësuesit e rinisë, madje vetë rinia shqiptare, e cila paska guxuar të ndryshonte Shqipërinë dhe se ata ishin e ardhmja e saj. Askush nuk e mohon që këto njerëz janë të rinj nga mosha, por a janë ata personat legjitim për të përfaqësuar rininë shqiptare?! A janë ata modeli përfaqësues i rinisë shqiptare? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, ndoshta duhet bërë një përpjekje për të analizuar shkurtimisht modelin që ata përfaqësojnë. Këto persona flasin, bërtasin, madje edhe hidhen përpjetë sa herë që dikush thotë diçka që s’ju pëlqen, apo ju thotë atyre të vërtetën, se ata nuk janë ato për të cilët ata e shesin veten.
Në fakt, kjo është e vërteta lakuriq. Këto persona s’janë asgjë tjetër, veçse një shëmbëlltyrë e njerëzve, të cilët i kanë krijuar. Këto njerëz, nuk janë vetvetja, nuk flasin me mendjen e tyre dhe thonë ato çfarë janë urdhëruar të thonë, thonë ato çfarë janë paguar të thonë dhe thonë gjithçka tjetër përveçse gjërave të vërteta. Këto persona, na mburren dhe e vlerësojnë kthimin e tyre në Shqipëri si një sakrificë të tyre për të ndihmuar në ndryshimin e Shqipërisë. Normalisht, një gjë e harrojnë këto persona, që në radhë të parë nuk janë ata të vetmit që janë kthyer, nuk janë ata më të suksesshmit dhe as ata me medalje ari apo hekuri, pasi një pjesë i tyre as nuk i kanë ato.
A nuk janë ata, nga ata që puna e parë dhe e vetme e të cilëve ka qenë krijimi dhe drejtimi i disa OJQ-ve, të cilat ndryshojnë nga njëra tjetra, vetëm nga fakti se kush vjedh më shumë dhe kush më pak, apo të OJQ të krijuara me bekimin e ustallarëve të vjetër?! A nuk janë ata, nga ata që u është dashur 10 vjet për të mbaruar universitetin?! A nuk janë ata, nga ata që hidhen nga një pemë të tjetrën, për të velur frutat e kësaj të fundit sapo të mbarojnë ato të së parës?! A nuk janë ata, nga ata që quajnë sakrificë të bëhen deputetë, ndërkohë që janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo marrëveshje, vetëm e vetëm që të futen në listat e një partie?! A nuk janë ata, nga ata që për disa euro harrojnë se çfarë janë, harrojnë të mendojnë, madje harrojnë që kanë një mendje të tyre?!  A nuk janë ata, nga ata që mendojnë që historia fillon dhe mbaron me ata?! A nuk janë ata, nga ata që s’dinë gjë tjetër veçse të bëjnë atë që ata guxojnë ta quajnë politikë, por që s’ka asnjë lidhje me kuptimin e kësaj fjale?! A nuk janë ata, nga ata që e masin veten e tyre me hijen e mëngjesit?! A nuk janë ata, nga ata që lindën dhe u rritën në gjirin e ish bllokmenëve?! A nuk janë ata, nga ata që brodhën botën me pasaporta diplomatike të RSH dhe asnjëherë nuk pranonin që ishin shqiptarë?! A nuk janë ata, nga ata që u shkolluan me paratë e vjedhura të shqiptarëve dhe që bursat e studimit nuk i fituan, por ua dhuruan pushtetarët- baballarë të tyre?! A nuk janë ata, nga ata që kritikojnë të tjerët si të vjetër, kur vetë nuk iu lënë atyre asgjë mangët, madje ua kalojnë atyre në shumë pika?! A nuk janë ata, nga ata që mendojnë dhe thonë që janë të rinj, por flasin me një gjuhë, të cilën do ta kishte zili edhe ati më i vjetër?
Për fatin e keq, përgjigjja për të gjithë këto pyetje është po dhe vetëm po.Këto njerëz nuk janë as më pak as më shumë se sa njerëz të cilët kanë dështuar atje ku kanë qenë dhe janë kthyer në Shqipëri, si e vetmja rrugë për të shuar epshet e tyre për pushtet dhe për të mos lënë bosh karriget e dorëzuara të etërve të tyre. Këto janë ata, që çdo ditë bëjnë retorikë kundër korrupsionit, kundër politikës së vjetër, kundër shpërdorimit të pushtetit dhe nga ana tjetër, janë vetë shembulli më i keq i korrupsionit politik dhe i korrupsionit mediatik, prodhim dhe vegël e vetë politikës së vjetër, prodhim i shpërdorimit të pushtetit. Këto janë nga ata, që mezi kanë përfunduar universitetin, por me të gdhirë një ditë, pasi ta kenë përfunduar atë, e shohim veten pedagogobosh, ndonëse kanë falsifikuar një ditë më parë mesataret, apo kanë paguar paratë dhe nuk dinë as të shkarravisin as edhe dy fjalë, apo që natën e mësojnë për vete mësimin dhe ditën ua lexojnë atë kolegëve të tyre studentë. Këto janë nga ata, që mendojnë se të çirresh dhe të hidhesh është aftësi, është virtyt, por në fakt ata s’janë gjë tjetër veçse disa liliputë. Këto janë nga ata, që për pak para harrojnë që janë shqiptarë. Këto janë nga ata, që rendin të hanë aty ku më parë kanë pështyrë. Këto janë gënjeshtarë njëherë, gënjeshtarë gjithmonë (falsus in uno falsus in omnibus).
Dhe si të tillë, jo vetëm që nuk përfaqësojnë rinë e vërtetë shqiptare, por janë vetëm një imazh i shtrembëruar i saj. Rinia e vërtetë shqiptare është ajo, që rrëzoi komunizmin, është ajo që nuk ka frikë të thotë jo, është ajo që thotë vetëm atë të cilën ajo beson, është ajo që ka ngritur lartë vlerat arsimdashëse të popullit tonë kudo në botë, është ajo që ka luftuar dhe ka dhënë jetën për demokracinë që sot shpërdorojnë këto të rinj të vjetër, është ajo që çdo gjë e ka arritur me mund dhe përkushtim të pashoq dhe jo si shpërblim për shërbim kokulur. Është me të vërtetë për të ardhur keq që këtyre personave u kanë dhënë në dorë flamurin e rinisë shqiptare, flamur të cilin as nuk e meritojnë dhe as nuk e përfaqësojnë. Për fatin e mirë, Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë të rinjtë e vërtetë, ata të cilët kanë zemrën edhe mendjen e re, ata që e duan mëmëdheun e tyre, ata që më të vërtetë janë të zotë dhe mund të sjellin ndryshimin, i cili, për hir të së vërtetës ka ardhur tashmë, por këto të verbuar nga dëshira për pushtet, kanë më shumë dëshirë të besojnë atë që ju thonë të tjerët, se sa atë që shohin vetë. Me sa duket, “Beni” ende nuk ka mësuar të eci vetë...

Monday, February 14, 2011

Shën Valentini një mitologji apo thjesht biznes?!


  Dita e Shen Valentinit festohet ne 14 Shkurt eshte shenuar si dita e te Dashuruareve.Historia e kesaj dite eshte filluar per here te pare ne shekullin e Trete Pas Heres Tone ne Breterine Romake.Ne 15 Shkurt filluan me nje feste te quajtur<<Lupercalia>>. Gjate kesaj feste,vajzat shkruanin emrin e tyre ne nje shkurtez dhe e vendosnin ne nje vazo.Cdo djal zgjidhte nje nga shkurtezat dhe keshtu kishte zgjedhur vajzen qe do kalonte festen.Zakonisht ciftet e festes perfundonin ne nje dashuri dhe me vone ne nje martese.
Ne ate kohe Mbreti i Romes ishte Klaudio B`.Burrat martoheshin por nuk donin te linin grat dhe familjen e tyre per te shkruar ne lufte.Keshtu qe Klaudio B` dha urdher te ndaloheshin martesat edhe fejesat.

Valentini ishte kunder!!Bashke me shokun e tij te ngushte Mario(i cili me vone u shenua si Shen Mario),ndihmuan shume cifte te martoheshin fshehurazi.Kjo gje u be e ditur nga Klaudio i cili u inatos shume me kete lajm.Klaudio kerkoji te arrestohej Valentini dhe te denohej me vdekje:e qelluan me nje shkop deri sa te vdiste dhe me pas i prene koken.

14 Shkurti praku i festes "Lupercalia" e cila Kisha Katolike e ktheu ate feste ne Festen e Shen Valentinit.
Ajo dite u kthye ne festen e te Dashureve arsyja ishte qe Shen Valentini te ndihmonte te dashuruarit.
Ne Kine "Qi Qiao Jie"
Dita e shtate te muajit te shtate sipas kalendarit te vjeter (Gushti)eshte i njohur si "Qi Qiao Jie"e cila quhet ...... dita Kinezeve e Shen Valentinit.
Sipas legjendes,7 vajzat e Perendeshes te Qiellit,nje nga keto gjate udhetimit ne Toke,u dashurua me pasion me nje bari,Niu Lang.I cili i pa duke u lare ne nje liqen ato u rrembeu rrobat dhe me e vogla Zhi Nu e cila ishte me e bukura nga te gjitha,vajti ti marri perseri rrobat.Sipas tradites ,nga qe Niu Lang e pa Zhi Nu pa rroba .... duhej ta martonte.

Pavarsisht nga menyra e cudicme te marteses se tyre ata jetuan te lumtur.Cifti u nda sepse Perendesha e Qiellit morri mbrapsh vajzen e saj,por nga qe i erdhi keq e la te taonte burrin e saj 1 here ne vit.Diten e Shtate te Muajit te Shtate.
Kjo dite u quajte"Dita e Vajzave"te cilat luteshin qe deshirat e tyre te realizoheshin.... per nje martese te shkelqyer dhe te lumtur.
Japoni

Japonezet e festojne diten e te Dashuruarve ne 14 Shkurt,por me shume eshte quajtur "Dita e puneve te Grave".Vajzat duhet te japin embelsira "sidomos cokollata"djemve qe adhurojne,por me kalimin e kohes vajzat jepnin cokollata te gjithe djemve e njohur qe kishin si shenje per te "siguruar"respketin e tyre.
Karta e Pare Dashurie
Karta e pare dashurie diten e Shen Valentinit u dergua afersisht 600 vjet me pare.Ishte nga Duka e Orleanit Karolo ne 1415,i cili i dergoji karte te Dashures se tij nga burgu.
Shakespeare
Po dashuron dike,
Lere te iki....
Ne qoftese kthehet,eshte i joti.
Ne qoftese jo,merr helm dhe vrit veten per ate.

Ps.Dicka per te qeshur e "cifut"diten e Shen Valentinit jane Danezet dhe Hollandezet.