Thursday, January 27, 2011

Devijimi i rinise dhe problemet e tyre

Arsyet per devijimin dhe veshtiresite e rinise jane te shumta dhe ato ndryshojne. Njeriu, gjate periudhes se rinise, ne nje mase te madhe eshte ne nje proces te zhvillimit trupor, proceseve mendore dhe mendjes, sepse kjo eshte etapa e rritjes, gjate se ciles ai i nenshtrohet ndryshimeve rapide. Ne kete etape eshte me rendesi te madhe qe mjetet e vetekontrollimit te jane te pergatitura per te, te ciftezuara me udheheqje te urte, qe ta drejtojne ate per ne rrugen e drejte.


Prej shkaqeve te rendesishme per kete prapakthim jane keto qe vijojne:


1. Kotesia: Kotesia eshte pafuqi e cila i vret proceset mendore, mendjen dhe fuqine e trupit, sepse trupi perhere ka nevoje per levizje dhe pune. Kur trupi eshte ne kotesi, mendimet behen te topitura dhe mendja dobesohet, levizjet trupore dobesohen dhe insinuatat djallezore dhe mendimet e keqija formohen ne zemer. Shume here krijohet nje qellim i neveritur si rezultat i kesaj shtypjeje, e cila ishte pasoje direkte e kotesise. Sherimi nga ky problem eshte ajo se adoleshenti duhet te perpiqet ne arritjen e punes e cila i pershtatet atij, sic eshte leximi, biznesi, apo te shkruajturit e cila pastaj behet pengese ne mes tij dhe kotesise se tij. eshte e domosdoshme qe ai te behet anetar stabil i shoqerise, duke punuar ne shoqerine e tij per vetveten dhe per te tjeret.


2. Largimi dhe ftohja ne mes rinise dhe anetareve te vjeter te familjes apo ne mes rinise dhe te tjereve: Ne shohim disa te vjeter te cilet e deshmojne devijimin ne rinine e tyre por ata ngurrojne, jane te dekurajuar dhe te paafte qe t'i forcojne ata dhe te pavarur prej reformimit te tyre. Rezultat i kesaj eshte urrejtja ndaj kesaj rinie, ndarja prej tyre dhe qendrimi indiferent ndaj gjendjes se tyre, qofte gjendja e tyre ajo e devotshmerise apo e coroditjes. Nganjehere ata marrin vendim ne lidhje me te gjithe rinine, i cili shpjegohet me nje pershtypje boshe te rinise ne pergjithesi. Kjo e ndane komunitetin, me c'rast rinia dhe te vjetrit e tyre fillojne te shikohen ndermjet veti me syte e perbuzjes. Kjo eshte njera prej rreziqeve me te medha qe mund ta perfshije shoqerine njerezore. Sherimi per kete problem eshte ajo se rinia dhe te vjetrit e tyre duhet te bejne perpjekje qe ta crrenjosin kete ftohje ne mes tyre dhe t'i besojne secilit, sepse shoqeria, bashke me rinine dhe te vjetrit e saj, eshte sikurse nje trup; kur nje pjese e tij shperbehet, ajo con ne shperberjen e tere trupit. eshte obligim per te vjetrit qe ata te mendojne thelle per pergjegjesite ne lidhje me reformimin e rinise dhe ta largojne kete deshperim infektues nga zemrat e tyre, sepse Allahu ka pushtet mbi cdo gje. Sa njerez te prishur Allahu nuk i ka udhezuar, e qe me pas ata u bene fenere te udhezimit dhe thirres ne reforme? eshte me rendesi per rinine qe ata te ushtrojne respekt, kosiderate per mendime dhe pranim te udhezimit nga te vjetrit e tyre, te cilet i kane perjetuar realitetet e jetes te cilat keta te rinj nuk i kane perjetuar. Kur urtesia e te vjeterve te takohet me forcen e rinise, shoqeria do te prosperoje me vullnetin e Allahut.


3. Bashkimi me njerez te devijuar e te prishur dhe shoqerimi me ta. Kjo ka ndikim te madh ne mendjen, te meduarit dhe menyrat e rinise. Per kete arsye, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, eshte transmetuar te kete thene: "Personi eshte ne fene e shokut te tij. Pra, secili nga ju duhet te kujdeset ne ceshtjen se ke e shoqeron ai." Ai, salallahu alejhi ue selam, po ashtu tha: "Shembulli i shokut te keq eshte si shembulli i farketarit i cili perdore furren: ose ju do t'i digjni teshat ne shoqerimin e tij, ose do te perjetoni nje kundermim te rende." (Hadith) Sherimi per kete problem eshte ai se adoleshenti duhet te zgjedhe per shoqerimin e tij ata te cilet jane te mire dhe inteligjente, ashtu qe ai te perfitoje nga virtyti i tyre, menyrat e reformuara dhe inteligjenca. Ai duhet ta vleresoje gjendjen dhe reputacionin e tyre para se t'i shoqeroje ata. Nese ata jane njerez te karakterit, virtytit, fese korrekte dhe me reputacion te mire, atehere shoqeroni ata. Nese ata nuk i posedojne keto kualitete, atehere eshte obligim qe te largohen prej tyre, qe te mos mashtrohen me te folur te embel dhe paraqitje te mire te jashtme. Kjo eshte mashtrim dhe devijim. Kjo rruge pershkohet nga njerez te keqinj qe mundohen t'i terheqin mendjelehtit me qellim qe ta shtojne turmen e tyre dhe ta fshehin gjendjen e keqe te tyre. Nje poet e ka thene kete me se miri: Provoji njerezit kur te kesh qellimin qe t'i shoqerosh ata, shqyrtoji dhe studioji punet e tyre.


4. Leximi i retorikes, broshurave dhe revistave te cilat krijojne dyshim ne fene e personit dhe ne besimet e tija. Kjo e terheq personin drejt abrogimit te karakterit virtuoz dhe e con ate ne kufer (mosbesim) dhe ves. Kjo vecanerisht eshte e vertete kur adoleshenti nuk posedon edukim te thelle fetar dhe mendim akut (te mprehte), me ane te cilit ai mund te dalloje ne mes te vertetes dhe genjeshtres, dobise dhe demit. Leximi i ketyre llojeve te librave plotesisht turbullon, sepse ato ngulitin nje kenaqesi te rrejshme ne mendjet dhe te menduarit e rinise pa kufizime. Sherimi per kete problem eshte se ai duhet te qendroje larg nga keto libra dhe te lexoje libra tjera te cilat do te mbjellin ne zemren e tij dashuri per Allahun dhe te derguarin e Tij, salallahu alejhi ue selam, realitetin e Imanit dhe veprave te mira. Pa dyshim se brendesia e tij do ta terheqe ate ne keto libra, te cilat ai i deshi paraprakisht, dhe e ben ate te ndihet i pakenaqur me punime tjera te dobishme. Kjo eshte e ngjashme me poziten e atij personi i cili ndeshet me brendesine e vet qe ta vendose degjueshmerine ndaj Allahut ne jeten e tij, por shpirti i tij rrebelohet dhe perfshihet ne kotesi dhe genjeshtra. Libri me i rendesishem dhe me i dobishem eshte libri i Allahut dhe ato te cilat i kane shkruar dijetaret me transmetim korrekt. Njelloj edhe Suneti i te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, pastaj ajo te cilen njerezit e diturise e kane shkruar duke e nxjerrur prej ketyre dy burimeve apo me te kuptuarit e thelle.


5. Pershtypja e disa te rinjeve se Islami eshte shkurtim i lirise dhe permbajtje e forces. Ata largohen nga Islami duke e konsideruar ate si retrograd dhe pengese ne mes atyre dhe progresit. Sherimi per kete problem eshte qe te hiqet velloja e realitetit te Islamit nga keta te rinj te cilet jane injorante ndaj realitetit te tij per shkak te popullit te gabuar te tyre, diturise se pamjaftueshme, apo te dyjave. Islami nuk e kufizon lirine por ai eshte rregullator dhe kanalizim korrekt per te, deri ne ate mase saqe liria e njerit person nuk ndeshet me lirine e personit tjeter. Liria e pergjithshme con ne kaos dhe erupcion. Per kete arsye urdherat e fese quhenHudud (kufij). Nese urdheri eshte nje prej ndalesave, Allahu thote: "Ata jane kufijte e vendosur nga Allahu, mos ju afroni atyre." [2:187] Nese eshte nje prej miratimeve, Allahu Te'ala thote: "Keta jane kufijte e vendosur nga Allahu, mos i shkelni ata." [2:229] Ky eshte dallimi ne mes kufizimit (e cila eshte pershtypja e disave) dhe kontrollit dhe udhezimit te cilin e ka vendosur me i Urti, i Gjithedijshmi Allah, per roberit e vet. Per kete problem nuk ka baze, sepse sistematizimi eshte nje realitet ne te gjitha fushat dhe njeriu nga natyra eshte i nenshtrueshem ndaj ketij realiteti sistematik. Ai eshte i nenshtrueshem ndaj presionit te urise dhe etjes, dhe ndaj sistemit te ushqimit dhe pijes se tij sa i perket kuantitetit, kualitetit dhe llojit, ashtu qe ta ruaje trupin e tij dhe shendetin e tij. Ai ne menyre te njejte i nenshtrohet edhe sistemit te shoqerise se tij, duke u mbajtur me zakonet e qytetit te tij ne banim, veshje dhe modele te transportit. Nese ai nuk nenshtrohet ndaj kesaj, ai do te konsiderohet si abnormal dhe do te trajtohet ne menyren ne te cilen trajtohen njerezit e cuditshem. Jeta plotesisht eshte nenshtrim ndaj kufijve te specifikuar, ashtu qe cdo gje perparon sipas qellimit te caktuar te tij. Ky nenshtrim eshte per rendin e shoqerise, d.m.th. nenshtrimi i cili eshte i domosdoshem per reformimin e shoqerise dhe parandalimin e anarkise. Ne te njejten menyre, nenshtrimi ndaj sistemit te Sheriatit nenkupton ate e cila eshte e domosdoshme per reformimin e popullit. Pra, si mund te merziten njerezit me te dhe te mendojne per te se eshte kufizim i lirise? Vertet, kjo eshte nje e pavertete e madhe dhe nje supozim djallezor i pa baze. Ne te njejten menyre, Islami s'eshte shuarje e aftesive. Ai eshte nje sfere e gjere per te gjitha forcat. Islami therret ne mendim qe njeriu te sodise, dhe mendja e mendimet e tija te rriten. Allahu thote: "Thuaj: O Muhamed, une ju keshilloj vetem ne nje gje, qe ju te qendroni nga dy dhe vetem e pastaj te mendoni." [34:46] dhe Allahu thote: "Thuaj: O Muhamed, shikoni se cfare ka ne qiej dhe toke." [10:101] Islami nuk e kufizon veten ne te thirrurit ne soditje dhe ne te menduarit e thelle, por i denon ata qe nuk mendojne, nuk veshtrojne dhe nuk sodisin. Allahu thote: "A nuk perfillin ata sundimin e qiejve dhe tokes, dhe gjerat qe i ka krijuar Allahu?" [7:185] Allahu thote: "A nuk menduan ata thelle per veten e tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt dhe token dhe ate cka ka ne mes tyre, pervecse me te verteten." [30:8] Dhe Allahu Te'ala thote: "Dhe atij te cilit ne i japim moshe te vjeter, Ne e kthejme ate prapa ne krijim (duke e bere ate qe t'i kthehet dobesise pas forces). A nuk mendoni?" [36:68]


Urdheri per veshtrim dhe soditje e hap fuqine e mendjes dhe mendimeve. Pra, si mund te thone disa njerez se ai (Islami) i kufizon mundesite? E tmerrshme eshte fjala te cilen e thone ata; ata vetem genjejne. Islami ka legalizuar per njerezit e vet te gjitha kenaqesite ne te cilat s'ka dem per individin, as fizikisht as mentalisht apo shpirterisht. Islami e ka autorizuar ngrenien dhe pirjen e te gjitha gjerave te pastra: "O ju qe besoni, hani prej gjerave te mira me te cilat Ne u kemi furnizuar dhe falenderoni Allahun." [2:172] Allahu thote: "Hani e pini e mos shperdoroni. Ai nuk i do ata qe shperdorojne." [7:31] Islami ka legalizuar te gjitha veshjet sipas kerkesave te urtesise dhe natyres: "O femijet e Ademit! Ne kemi krijuar per ju veshje qe te fshehim turpin tuaj dhe nje paraqitje te shkelqyer. Po veshja e devotshmerise eshte me e mira." [7:26] Allahu Te'ala thote: "Thuaj: O Muhamed, kush i ka ndaluar bukurite (dhuratat) e Allahut te cilat Ai i ka prodhuar per roberit e Tij dhe gjerat e pastra (te cilat Ai i ka prodhuar) si mjete jetese? Thuaj, ato ne kete bote jane per ata te cilet besojne, dhe vetem per ta ne Diten e Gjykimit." [7:32] Ai e ka autorizuar kenaqesine e gruas me nikah(martese) legjitime: Allahu Te'ala thote: "Martohuni me grate te cilat i deshironi, me dy, tri, apo kater. Por nese frikoheni se s'do te jeni te drejte ndaj tyre, atehere vetem nje." [4:3] Ne fushen e ekonomise, Islami nuk i ka shuar aftesite e njerezve te tij por ka legalizuar per ta te gjitha marreveshjet e biznesit, te cilat jane te drejta dhe dalin nga lumturia reciproke. Allahu thote: "Allahu e ka lejuar tregtine ndersa e ka ndaluar kamaten." [2:276] Dhe Ai thote: "eshte Ai i cili e ka bere token te drejtueshme per ju. Pra, pershkoni shtigjet e saja dhe hani nga ushqimi me te cilin Ai ju furnizon, dhe Ai eshte pergjegjes per ringjallje." [67:15] Dhe Ai thote, "Dhe kur te perfundoje namazi, atehere shperndahuni neper toke dhe kerkoni te mirat e Allahut." [62:10] Pas tere kesaj, a eshte pershtypja apo thenia e disa njerezve korrekte se Islami i shuan aftesite?


Problemet te cilat rishfaqen ne zemren e adoleshentit

Dyshimet dhe mendimet djallezore vazhdojne te rishfaqen ne zemren e vdekur e cila e kundershton fene. Per kete arsye i eshte thene Ibn Mes'udit apo Ibn Abasit (radiallahu anhuma) se cifutet thone se ata nuk kane mendime djallezore gjate lutjeve te tyre, d.m.th. ata nuk perjetojne frike. Ai u pergjigj, "Te verteten e kane thene ata. cfare mund te beje Shejtani me zemren e zbrazet?"


Nese zemra eshte e gjalle dhe ka vetem nje grimce Iman ne te, shejtani e sulmon ate. Sulmi i tij eshte i lire nga butesia dhe ngadalsia. Ai hedh ne zemer aso mendime te keqija, te cilat jane te demshme per fene. eshte nje shkaterrim i madh nese robi i pranon keto mendime djallezore derisa Shejtani e nxit ate qe te krijoje dyshime ne Zotin Tij, fene dhe besimet. Nese ai gjen ne zemer ndonje dobesi apo zhgenjim, shejtani e kaplon zemren e tij derisa ta nxjerre ate jashte kufijve te fese. Sidoqofte, nese ai gjen ne zemer fuqi dhe vendosmeri, ai shpik nje plan te perbuzshem qe ta devijoje robin.


Keto mendime djallezore te cilat shejtani i hedh ne te, s'do ta demtojne personin nese ai e praktikon terapine e permendur nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selam, ne lidhje me te: Ibn Abas (radiallahu anhu) transmeton se nje person erdhi te Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, dhe tha: "Une kam nje ndjenje te vecante brenda vetes, saqe te jem prush qe digjet eshte me e dashur per mua sesa ta them ate." Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha: "I tere lavderimi i takon Allahut, i cili e ka refuzuar kete plan d.m.th. i ka debuar mendimet e keqija te shejtanit." (Hadith)


Disa njerez nga Sahabet (Shoqeruesit) erdhen dhe thane, "O i Derguar i Allahut, ne kemi ne brendesine tone ate (ndjenja te atilla) qe e kaplon secilin prej nesh qe te flet per te d.m.th. e ndjen ate si te imponuar qe te flet per te." Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, pyeti: "A e perjetoni edhe ju kete?" Shoqeruesit u pergjigjen, "Po." Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u pergjigj, "Ky eshte besimi i vertete." Domethenia e te pasurit besim te vertete eshte se mendimet djallezore dhe refuzimi juaj i tyre nuk e demton Imanin tuaj aspak, por kjo eshte deshmi se Imani juaj eshte i sinqerte dhe s'eshte ndikuar nga ndonje humbje.


Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thene: "Shejtani i vjen ndonjerit prej jush dhe thote: Kush e krijoi kete? Kush e krijoi kete?, derisa te thote: Kush e krijoi Zotin tend? Kur ai ta mberrine kete kufi, kerkoni strehim ne Allahun dhe ne dhembshurine e Tij." (Hadith)


eshte thene ne nje tjeter hadith ne lidhje me situaten e njejte. "Ju duhet te thoni: besoj ne Allahun dhe te Derguarit e Tij." Dhe ne nje hadith te ngjashem qe e ka transmetuar Ebu Daud, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thene: "Thuaj: "Allahu eshte nje. Allahu eshte i pavarur. Ai nuk lind e as qe eshte i lindur", pastaj peshtyje lehtas ne te majte tri here dhe kerko strehim nga shejtani i mallkuar."


Njehere Sahabet (radiallahu anhum) ia pershkruajten kete qellim Pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, per te cilin ai pershkruajti sherimin ne kater hapa:


Se pari: Asgjesimi i mendimeve te keqia duke iu shmangur atyre dhe duke i harruar ato derisa ato te mos ekzistojne, dhe pastaj te largohet nga keto mendime me te menduar te balancuar.


Se dyti: Kerkoni strehim ne Allahun nga keto mendime te keqija dhe nga shejtani i mallkuar.


Se treti: Ai duhet te thote, besoj ne Allahun dhe te Derguarit e Tij.


Se katerti: Ai duhet te thote: "Allahu eshte nje. Allahu eshte i pavarur. Ai nuk lind e as qe eshte i lindur. Askush s'eshte i krahasueshem me Te", peshtyeje ne ane te majte tri here dhe thuaj, "Kerkoj strehim ne Allahun nga shejtani i mallkuar."


No comments:

Post a Comment