Moria e pazbuluar e rrjetit. Kjo eshte pjesa enigmatike e vatres se madhe ne te cilen ushqehet brezi i ri, ai qe eshte i afte te dialogoje me boten perballe ekranit te nje kompjuteri. Kesaj here, specialistet kane vendosur te ndalen ne kete pjese te erret, dhe mes xhungles se sajteve, blog-eve, videove te publikuara "online", kane zbuluar nje bote qe shkon pertej fantazise.
Droge, racizem, seks ekstrem, dhune e shume gjera te tjera. Duket qarte qe adoleshentet magjepsen kur shohin se çfare ndodh ne ato ane (sajte ne ndryshme interneti). Ajo qe i lumturon pa mase eshte kronika e zeze, e cila lidhet edhe me vrasjen e dy studenteve brenda pak ditesh ne Itali. Nje ngjarje e papritur qe mendohet se ka per autor protagonistet e botes virtuale. eshte ky vendi ku duhet te fokusohet e gjithe vemendja per te kuptuar degjenerimin e nje brezi, qe tashme jeton pertej sensit te privatesise. Bejne pafund çmenduri dhe ja nje shembull banal: dehen ne nje feste shkolle, dikush i filmon me kamera apo celular dhe te nesermen videoja eshte ne "YouTube". Sigurisht çdo veprim eshte bere pa kerkuar lejen e shokeve.
Fotoklipi (imazhe te shoqeruara nga nje sfond muzikor) eshte nje format me efekt te forte emocional, i perdorur per te treguar pervoja nga me te ndryshmet. Nje gje e tille ndodhi edhe me nje prej studenteve te vrare, videoja e te cilit u quajt "Jokela High School Massacre" dhe qe u shfaq gjithashtu ne "YouTube".
Dhuna
Ne sajte te ndryshme interneti qarkullojne shume video mbi gueriljet e ngjarje te tjera te rendesishme. Per shembull, perleshjet mes policise dhe fansave te skuadrave te ndryshme te futbollit, me tymuese, gure e çdo lloj sendi tjeter. Te bertitura pafund kunder forcave te policise: "Gjak, dhune per kedo qe nuk na respekton".
Pra nese mes klubeve sportive ndodh diçka gjate diteve te kampionatit, nga qytetet ku ndodhen keta te fundit vijne reportazhe te filmuara fshehtas me celular. Keshtu per shembull, ne stadiume te medha mjafton nje e shtyre apo e share per te arritur te perleshjet e medha. Ne kete rast kamera e nje telefoni ndizet menjehere, duke filmuar adoleshentin teksa zihet me spektatoret e tjere dhe shan me fjale fyese kunder tyre.
Ne nje filmim tjeter, nje djale godet me grushte fytyren e nje bashkemoshatari, ku e detyron te shtrihet perdhe, me pas i hipen siper dhe fillon ta godase me nje top te shfryre. Dy miq te djalit afrohen, e filmojne ngjarjen me celular dhe... çfare mendoni, ajo ka perfunduar tashme ne internet, sikur te ishte nje film i shume kerkuar.
Ndersa nje nate ne nje diskoteke, krejt rastesisht shperthen nje "lufte". Ne kete moment shfaqen kater burra te sigurise per te ndare kundershtaret. Degjohen te shara, te bertitura dhe ka shenja gjaku. Jane dy grupe rivale qe "luftojne" kunder njeri-tjetrit. Tashme eshte bere nje ritual i zakonshem qe dy grupe kundershtare te shfaqen vend e pa vend, duke bere rremuje.
Ne bloge shpeshhere shfaqet edhe nje lloj tjeter dhune, me e fshehte, ajo kunder vetvetes: "Pavaresisht dhimbjes, dua te vras veten", shkruan nje djalosh ne faqen e tij te internetit. Ndersa nje 15-vjeçar tjeter thote: "A do te mund te vras veten? eshte e veshtire ta thuash. Kete pyetje ia bej shpeshhere vetes". Nje vajze tjeter, qe eshte veterane mes te pranishmeve, eshte prezantuar keshtu: eshte nje vajze e keqe, "kimike" dhe "acide". "Tek ajo eshte rrenjosur nje e keqe, qe nuk mund te kurohet as me puthje dhe as me kokaine. Tek ajo nuk ekzistojne as lotet dhe as rregullat".
Armet dhe droga
Me internetin agresiviteti mund te mesohet shume lehte. Nuk eshte e veshtire te gjesh video mesimi, realizuar jashte vendit, te cilat te tregojne se si te perdoresh nje kallashnikov, P38 apo pistolete. Instruktoret jane shume te sakte, te shpjegojne perberjen e armes, menyren e mbajtjes, funksionin dhe aksionin. Ne disa raste jane femije, te cilet veshin nje uniforme ku mbahen pistoletat e arme te tjera per te provuar forcen.
Me pas vjen droga. Nje grup 20-vjeçaresh e kalojne kohen duke mesuar mbi llojet e tyre, pasi shitja e tyre behet per pak euro ne çdo qytet te madh. Nje nga perdoruesit sistematik rifillon me miqte menjehere pasi ka thithur diçka vete. U meson atyre menyrat e pirjes dhe te shitjes.
Racizmi
"Cila eshte raca me keqe mes ciganeve, rumuneve, kinezeve dhe zezakeve?", pyet nje vajze ne nje forum shume te frekuentuar.
"Pa dyshim qe çdo race ka te mirat dhe te keqijat e saj", i pergjigjet nje djale. Gjithashtu, nje djalosh tjeter ka krijuar nje blog "Jo Islamit", ku shpjegon, sipas tij, pse italianet duhet ta rimarrin kryeqytetin e tyre, te pushtuar nga myslimanet. Ndersa pergjigja e nje djali mysliman eshte kjo: "Nje dite Roma do te jete kryeqyteti islamik. Meso t‘i respektosh islamiket, sepse jane vetem ata qe do te qeverisin mbi femijet e tu". Pra, racizmi shfaqet edhe permes videove. "Larg ciganeve", keshtu titullohet nje manifestim i bere me foto e slogane te marra nga e djathta ekstreme, ndersa nje tjeter spot i xhiruar nga adoleshente ("Pastrim nga ciganet") shpjegon se si t‘i perzesh nomadet. Thirrja "Kunder pushtuesit te huaj" eshte bere nga disa te rinj, nga dritarja e nje institucioni te rendesishem, perballe publikut te tyre. Nje djalosh tjeter, paksa i mbushur, i veshur me nje xhup meshini te zi, deklaron perpara kameres se internetit: "Jam kunder myslimaneve".
Shpirti
Te ndash me dike ne internet ambiciet, idete, friken, dyshimet eshte njesoj si te shohesh ne nje pasqyre kolektive te shoqerise bashkekohore: sigurisht, syte mund te mbyllen perballe ketyre historive, ose kush e ka per here te pare mund t‘i mbaje hapur. Mes shpikjeve te shumta qe ka bere njeriu, zbulimi i celularit eshte vertete nje arritje e madhe. Edhe sot pjesetare te kombesive te ndryshme jane te bindur se nje fotografi e thjeshte, fundja mund te te rrembeje shpirtin.
-ADMIN-
Kjo eshte shum e vertete!Bravo te qofte per punen qe ke bere!:)
ReplyDeleteFaleminderit...
ReplyDeleteej o vllai ske pun tjeter ti por merresh me kto budalliqe????!!rinia shqiptare do alkol drrog dhe cigare,as qe i rruhet se ca thu ti ktu.nejse ti e di vet.hajt shnet me krah te lehta!
ReplyDeletePo tpelqeu shkruaj po ste pelqeu ik futja vrapit se sta ka njeri nevojen!!!...ok??????..
ReplyDelete