Friday, January 21, 2011

Rinia shqiptare ne mes te luksit nderkohe qe papunesia eshte ne maksimum!

               Fakti eshte qe ne Shqiperi, pothuajse gjithe te rinjte Shqiptare qe jane akoma ne gjimnaz apo ne shkolle te larte (fakultet/universitet) nuk jane me marredhenie pune. Madje ka shume te rinj qe jane ne lule te moshes 22-6 vjec dhe me diplome ne xhep madje, dhe s'jane ne pune, ose maks punojne nje pune part-time apo nje pune qe ju ofron nje rroge shume te vogel. Atehere tek une gjithmone ka lindur pyetja se si rrojne mes luksit tere keta te rinj?! Me se ju merren prinderit valle qe gati te gjithe mund te ulen 2-3 here ne lokale apo pube perdite, te blejne here pas here rroba te reja e te shtrenjta madje, te nderrohen nga 2-3 here ne dite, te jene me celular mbas vetes.Si valle jeton rinia jone mes ketij luksi?! Ata i ke te veshur per mrekulli, dmth nuk u mungojne veshjet e shumta, apo nga 20-30 pale kepuce gocave, nuk u mungojne as rrobat firmatto. Atyre s'u mungojne te shkuarit per kafe e pije alkoholike jashte, madje as paketat e cigareve qe jane shume shtrenjtei. Atyre nuk u mungojne as fundjavat qe kalojne jashte qytetit apo ne plazh, apo 2-3 jave pushime ne Vere cdo vit me shoqerine. Le pastaj qe nje pjese e madhe e rinise sone nget makina, dhe shumica prej tyre ngasin makina te mira, te reja e luksoze biles. Nga valle gjendet gjithe ky luks?!
                  Une e kuptoj qe ka familje ne Shqiperi ku te dy prinderit punojne dhe kane rroga shume te mira, di qe ka edhe biznesmene te medhenj me fitime te medha, sikurse ka te rinj qe jane shume te pavarur e qe kane jo vetem punerat e tyre shume te mira e qe i paguajne mire, por edhe llogarite e tyre bankare, veturat dhe vilat e tyre. Megjithate, ve doren ne zjarr qe shumica e familjeve Shqiptare maks arrijne gjendjen mesatare te jeteses jo ekonomine e kategorise me te larte. Atehere nga vjen gjithe ky luks dhe si i'a arrijne ata prinderit Shqiptare t'ua plotesojne gati te gjitha deshirat, nevojat dhe tekat femijeve te tyre, sidomos nese ata jane adoleshente apo te rinj?! Une vertet nuk e di  hmmmmm, prandaj edhe e kam hapur kete diskutim. Eshte teme vertet aktuale dhe do mireprisja kendveshtrimet dhe idete tuaja. Faleminderit shume.

                                                                       -ADMIN-

4 comments:

  1. drroga vu me lale ca pret ti??ja se nga i gjejn te rinjte leket,ose vishen me rroba borxh.ahahahahah

    ReplyDelete
  2. ky asht dicka e vertete.sduhet me nenvlersu askend,ai mund te jet edhe i pasun ene vishe me rroba treja,sdo me than gja kjo.por duhet me ba kujdes,sepse populli thote "shtriji kamt sa ke jorganin" sduhet me dal jasht etikes se familjes.komplimente per faqen.falimners qe ke nerva dhe merresh me kte ceshtje.tung.

    ReplyDelete
  3. flm per komentin...popullit tone vetem fjalet e urta i kane mbetur..asgje tjeter...edhe ato si zbaton...

    ReplyDelete
  4. i gjithe ky lux vjen nga egoja e te rinjeve te sotem per te qen te veshur bukur me makina me nje aparat celular te bukur dhe ksi gjerash..... por ne kurriz te te tjereve sepse kur keta te rinje te dalin ne jeten e vet dhe te jetojn mbi kurrizin e vet ateher do ta kuptojne qe ka qen nje egzagjerim shum i madh dhe nje budallallik teper serioz....sic thot nje barcolet shqiptari kishte vdekur nga uria se kishte blere nje makine te shtrenjte dhe qe shpenxojke shumee......

    ReplyDelete